Një tjetër situatë e papritur po qarkullon në rrjet lidhur me Selinin dhe Rogertin, duke ndezur menjëherë debat mes ndjekësve. Gjithçka nisi pas një deklarate të bërë nga tezja e Selin gjatë një reagimi live në një fan club.
Në deklaratën e saj, ajo u shpreh se e njeh Rogertin përmes bashkëshortes së tij jashtë Big Brother dhe madje pretendoi se familja e saj ka ndihmuar financiarisht, duke dhënë edhe një borxh për ta.
Por kjo deklaratë duket se bie ndesh me atë që ka thënë vetë Selin më herët publikisht. Ajo ka deklaruar para gjithë shqiptarëve se nuk e njeh Rogertin dhe se mes tyre nuk ka pasur asnjë lidhje apo njohje më parë.

Pas publikimit të këtyre deklaratave, në rrjet kanë nisur menjëherë diskutimet, pasi shumë ndjekës thonë se kjo situatë e nxjerr Selinin në kundërshtim me fjalët e saj. Video dhe pamje që po qarkullojnë në internet po konsiderohen nga shumë përdorues si “prova” që tregojnë mospërputhjen mes deklaratave.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Selin do të reagojë për të sqaruar këtë situatë që po komentohet gjerësisht në rrjet.
