Selin i përgjigjet Zegjine Çaushit pas deklaratave për Dea Mishel: “Rrjetet sociale qenkan më të rëndësishme se vendi që po shkatërrohet”
Debati i nisur nga deklaratat e deputetes Zegjine Çaushi ndaj Dea Mishel ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale. Së fundmi ka reaguar edhe Selin Bollati, e cila nuk i ka kursyer kritikat ndaj deputetes.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Selin shprehet se është shqetësuese kur një përfaqësuese e zgjedhur e qytetarëve duket më e fokusuar te debatet në rrjetet sociale sesa te problemet me të cilat përballet vendi.
Ajo ironizon faktin që një deputete i kushton kaq shumë vëmendje figurave publike në internet, ndërsa sipas saj, çështje më të rëndësishme që prekin qytetarët mbeten në plan të dytë.
Reagimi i Selinit ka marrë vëmendje të madhe online, duke nxitur komente dhe diskutime të shumta mes ndjekësve, ndërsa polemikat mes personazheve publikë dhe politikës vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes në rrjet.

