Një moment i tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Selin është përfshirë në një debat të ashpër me Mirin dhe Rogertin, duke bërë edhe një deklaratë që ka shkaktuar reagime të shumta.
Gjithçka nisi gjatë një diskutimi mes banorëve, kur Rogerti iu drejtua Selinës duke i thënë: “Miri i West Side Family, ky është zoti jot në këtë lojë.” Kjo fjali duket se e irritoi menjëherë Selinën, e cila reagoi me tone të ashpra.
Në përgjigjen e saj, Selin ofendoi rëndë grupin e njohur muzikor duke thënë: “Ai është Miri ‘Ordiner Family’. Ka hyrë në familje ordinerash, duke përfshirë ty dhe Tanin.”
Kjo deklaratë u konsiderua si një ofendim i drejtpërdrejtë ndaj grupit West Side Family, një nga grupet më të njohura të muzikës shqiptare, i cili ka mbi 27 vite histori në skenë.
Menjëherë pas këtij momenti, debati mes banorëve u tensionua edhe më shumë, ndërsa situata pritet të diskutohet edhe në Prime. Ndërkohë, edhe në rrjetet sociale kjo deklaratë ka nisur të komentohet gjerësisht nga ndjekësit e spektaklit.
