Producentja e Big Brother VIP Albania 4, Sara Hoxha, ka hedhur benzinë në zjarrin e thashethemeve me një postim të vetëm në InstaStory. Në një imazh nga Prime-i i fundit — që ka thyer rekordet me mbi 2.7 milionë klikime në YouTube — Sara ka zgjedhur të shfaqë një fytyrë të vetme në plan të parë: Egli Tako.
Kaq ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë!
Fansat janë të bindur: kjo është një “spoiler” i heshtur që e konfirmon Eglin si finalisten e tretë të BBVA4, duke iu bashkuar Rozanës dhe Laertit në garën për çmimin e madh.
Zgjedhje e rastësishme apo sinjal i koduar nga produksioni?
Pa një deklaratë zyrtare, gjithçka mbetet në nivel spekulimesh. Por një gjë është e sigurt: Prime-i i ardhshëm pritet me padurim më të madh se kurrë!