Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka kritikuar hapur Sali Berishën dhe kupolën drejtuese të PD-së pas protestës, të cilën e quan një xhiro në Bulevard.
Salianji shkruan se u prit që të largohej Belinda Balluku që të hidheshin disa molotovë te Ministria e Infrastrukturës. Sipas ish-deputetit kjo protestë nuk e largon qeverinë e kryeministrit Edi Rama, por në fakt e mban në këmbë.
“Si gjithmonë lidershipi premtoi rrëzimin e Ramës, por prodhuan vetëm një xhiro në bulevard. Kështu jo vetëm që nuk rrëzohet Edi Rama, por në fakt po e mbahet në këmbë. Fajin për korrupsionin e ka Rama dhe jo qytetarët, bizneset dhe rrugët e Tiranës! Protestuesit kundër Ramës janë heronj. Edhe pas 13 vitesh, ata vazhdojnë të qëndrojnë, të rezistojnë dhe të reagojnë përballë një qeverisjeje të degraduar dhe thellësisht të korruptuar si ajo e Edi Ramës”, shkruan nder te tjera Salianji.
