Monday, March 23, 2026
HomeALBSalianji në garë për kreun e PD? Berisha BEFASON me përgjigjen…

Salianji në garë për kreun e PD? Berisha BEFASON me përgjigjen…

Sali Berisha deklaroi këtë të hënë se Ervin Salianji nuk mund të kandidojë në zgjedhjet për drejtimin e Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë si “të vetëpërjashtuar”.

Berisha u shpreh se vendimi është i pandryshueshëm dhe lidhet me zgjedhjet e vetë deputetit.

Sipas tij, “birësimi politik” që ai pretendon se është bërë ndaj Salianjit ka vulosur përfundimisht pozicionin e këtij të fundit në raport me Partinë Demokratike.

“I vetëpërjashtuari është i vetëpërjashtuar, nuk ndryshon asgjë. Tani, pse e birëson ky apo ai politikisht këtë apo atë, kjo nuk është puna ime. Birësimet kanë ndodhur dhe ndodhin në të gjitha kohërat. I gëzofshin ata që i birësojnë. Kaq është puna. E birësuan. Iku, mori fund. Kush e birësoi? E gjeni vetë ju. Shihni vetë. E birësuan, po të mos birësohej, do ishte ai. Ai zgjodhi vetë birësimin, iku, mori fund. Unë ç’është e vërteta kam shumë kënaqësi të kem rivalë dhe në të gjitha kohërat unë kam pasur rivalë. Por kur tjetri birësohet, bën zgjedhjen e tij. Politikisht e kam fjalën. E ka bërë, nuk kam ç’i bëj unë. Kështu që, nuk është përgjegjësia ime për atë që birësohet politikisht këtu apo aty, apo këndej dhe andej. Ka bërë zgjedhjen e tij”, tha Berisha.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments