Wednesday, March 25, 2026
HomeALBSalianji “hap letrat” dhe tregon borxhet e kreut të PD: Berisha më...

Salianji “hap letrat” dhe tregon borxhet e kreut të PD: Berisha më tha se ka një detyrim ndaj Ramës…

Ervin Salianji ka zbuluar detaje lidhur me takimin e tij me kreun e PD-së, Sali Berisha teksa ishte me leje nga burgu.

Salianji tha se Berisha i ka thënë se e liruan nga “arresti në shtëpi” me kushtin që kryeministri Edi Rama do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2033.

“Berisha më tha që i kam një detyrim Edi Ramës, që ta të rrij në pushtet deri në 2033-in sepse mua ma kërkuan këtë në momentin që më nxorrën nga ballkoni, gjykata e regjimit që më nxorri nga Ballkoni. Që pa diskutim, i thashë që në mënyrë të padrejtë e kanë çuar zotin Berisha në ballkon, edhe i kanë dhënë masën e arrestit të shtëpisë, e padrejtë, politike. Por ai më tha që ja kam këtë detyrim se gjykatat meqënëse i kontrollon regjimi dhe Rama më ka nxjerrë nga arresti shtëpiak vetëm disa muaj para zgjedhjeve, ndërkohë që mua më mbajti në burg, për shembull, nuk më la të kandidoj sepse e kam mundur aty ku kam qenë. Zotin Berisha me sa duket e ka pasur të lehtë edhe këtu pastaj bëmë një diskutim se si na ndihmoi më shumë. A më ndihmoj mua qeveria që qëndrova 10 muaj në burg e nuk më la të kandidoj”, tha Salianji.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments