Tuesday, February 10, 2026
HomeALBSali Berisha “bën paqe” me Filip Çakulin, pyetja e gazetarit shkakton të...

Sali Berisha “bën paqe” me Filip Çakulin, pyetja e gazetarit shkakton të qeshura në studio

Botuesi dhe gazetari i njohur Filip Çakuli i ka dërguar një pyetje direkte mbrëmjen e sotme Sali Berishës, e cila ka shkaktuar të qeshura në studion e emisionit “Opinion”, me liderin demokrat që e mori me sportivitet dhe këtë e transmetoi dhe përmes ekranit.

Nëse Edi Rama është Ramaduro, kreu i narkoshtetit, i mafias, etj, si e lejon Amerika që familjarët e tij ta takojnë? Ajo është vajza e Presidenti Donald Trump…“, thuhej ndër të tjera në pyetjen që gazetari i dërgoi moderatorit Blendi Fevziu dhe ai ia lexoi Sali Berishës.

E menjëhhershme ishte dhe përgjigja e ish-kryeministrit, i cili pasi pyeti dy herë Fevziun dhe u sigurua që e kishte dëgjuar mirë emrin e dërguesit të mesazhit, u shpreh: “Filip, po ç’të shtyn ty të bëhesh avokati i Edi Ramës?! Si mund të më bësh ti mua një pyetje publike për avokatinë e Edi Ramës?!

Kjo përgjigje shkaktoi të qeshura në studio dhe vetë lideri demokrat ju drejtua Filip Çakulit me një pyetje retorike, e cila është në qendër të diskurtsit publik të opozitës: “Pse ka katër muaj që nuk vjen asnjë mesazh tjetër nga Qeveria amerikane për kartelet e drogës?!”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments