Tuesday, February 10, 2026
HomeALBRruga Librazhd–Elbasan sërish e rrezikshme! Përmbyset automjeti, dy persona në spital

Rruga Librazhd–Elbasan sërish e rrezikshme! Përmbyset automjeti, dy persona në spital

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, në segmentin e njohur si “Kthesa e Murrashit”.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi. Në përpjekje për të shmangur gurë dhe dhera të rëna në rrugë, drejtuesi ka humbur kontrollin e automjetit. Si pasojë, mjeti është përplasur me barrierat mbrojtëse metalike dhe më pas është përmbysur, duke përfunduar sërish në trupin e rrugës.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments