Tuesday, March 10, 2026
HomeALBRrjeti tha se ishte 40 vjeçe dhe me fëmijë, Dolce tregon të...

Rrjeti tha se ishte 40 vjeçe dhe me fëmijë, Dolce tregon të vërtetën

Gjatë kohës që ishte pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, banorja e cila arriti deri ne gjysem finale, Dolce u përball me një sërë aludimesh në rrjetet sociale lidhur me jetën e saj personale. Mes thashethemeve që qarkulluan më shumë ishte pretendimi se ajo ishte 40 vjeçe dhe se kishte fëmijë, çka shkaktoi debat të madh mes ndjekësve.

Megjithatë, këto zëra u hodhën poshtë përmes dokumenteve të publikuara nga emisioni “Prive by Liberta Spahiu”, ku u bë e ditur se Dolce është në fakt 31 vjeçe dhe jo 40, siç pretendohej në rrjet.

Pas daljes nga shtëpia e BBVK, vetë ish-banorja vendosi të reagojë për këtë çështje. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, ajo u pyet drejtpërdrejt për datën e lindjes dhe nëse kishte fëmijë.

Dolce zbuloi se ka lindur më 13 dhjetor 1994, ndërsa për pyetjen nëse është nënë u përgjigj shkurt:

“Nuk kam”.

Ndërkohë, një tjetër ndjekës e pyeti pse janë përhapur fjalë se ajo është 40 vjeçe dhe ka fëmijë. Për këtë, Dolce reagoi pa i dhënë shumë rëndësi, duke i quajtur thjesht:

“Llafe koti.”

Me këtë reagim, duket se ish-banorja e BBVK ka vendosur t’i japë fund njëherë e mirë spekulimeve që kanë qarkulluar për jetën e saj personale.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments