Monday, March 16, 2026
HomeALBRritet paga në Shqipëri/ Kush janë profesionet më të paguara, rroga mesatare...

Rritet paga në Shqipëri/ Kush janë profesionet më të paguara, rroga mesatare shkon…

Kushdo që zgjedh një profesion apo vend pune e bën këtë, në fund të fundit, me një synim të qartë: “Të fitojë më shumë para“.

Në një treg pune që po ndryshon shpejt, me kërkesë në rritje për disa profesione dhe mungesë punonjësish në të tjera, pagat po bëhen një tregues i qartë se ku po zhvendoset ekonomia.

Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto arriti në 84 mijë lekë në vitin 2025, duke u rritur me 8.6% në krahasim me një vit më parë. Rritja është reflektuar pothuajse në të gjitha sektorët e ekonomisë dhe në shumicën e profesioneve, por disa prej tyre kanë përfituar më shumë se të tjerët nga zhvillimet e fundit ekonomike.

● Sektorët që marrin paga më të larta

Sipas aktiviteteve ekonomike, aktivitetet financiare dhe të sigurimit vijojnë të mbeten sektori më i paguar në vend.

Në vitin 2025, paga mesatare në këtë sektor arriti një rekord prej 161 mijë lekësh në muaj, me një rritje prej 6.3% krahasuar me një vit më parë.

Një tjetër sektor që po konsolidohet ndër më të paguarit është teknologjia e informacionit dhe komunikacionit. Ky sektor, i nxitur nga zhvillimet teknologjike dhe mungesa e specialistëve të kualifikuar, paguan mesatarisht 127 mijë lekë në muaj, me një rritje prej 8.5% në vitin 2025.

Administrata publike dhe mbrojtja shënuan një tjetër moment simbolik. Për herë të parë paga mesatare në këtë aktivitet arriti 100 mijë lekë në muaj, duke e bërë sektorin e tretë më të paguar në vend, me një rritje vjetore prej 9.2%.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments