“Rozana s’e kursen çiftin Egli-Gjesti: ‘Çfarë keni bërë? Qenkeni këputur!’”

by orgest · April 15, 2025

Mëngjesin e sotëm, Rozana e nisi ditën plot energji dhe hare, duke kërcyer në oborr bashkë me Laertin. Atmosfera u ngroh menjëherë nga pozitiviteti i saj, që shpejt u përhap në çdo cep të shtëpisë.

Pas vallëzimit, Rozana u drejtua drejt dhomës së gjumit, ku Egli dhe Gjesti po flinin të përqafuar, të lodhur pas dasmës së tyre madhështore në shtëpi. Me batuta dhe humor, ajo tentoi t’i zgjojë duke thirrur: “Zgjohuni, se ka ardhur halla me xhaxhain!”

Duke mos ndalur së qeshuri, ajo iu drejtua Eglit: “Zgjohu, se do fshish oborrin!” – dhe shtoi me ironi të ëmbël: “Çfarë keni bërë? Qenkeni këputur fare!”

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, Egli dhe Gjesti kurorëzuan dashurinë e tyre me një ceremoni tradicionale brenda formatit të Big Brother. Në dasmë morën pjesë disa nga ish-banorët, opinionistët Neda dhe Arbri si dëshmitarë të martesës, ndërsa Ledioni mbajti rolin e celebruesit.

Syrit të vëmendshëm nuk i shpëtoi as prania e Loredanës, e cila dikur ishte në një lidhje me Jozin – banorin që u arrestua natën e eliminimit, pas incidentit me Gjestin. Jozi u lirua nga policia të nesërmen, por ende nuk ka bërë asnjë reagim publik për ngjarjen.

You may also like