Pas ndarjes së shumëpërfolur me reperin Ledri Vula, duket se Sara Hoxha po shijon një kapitull të ri në jetën e saj personale. Influencerja e njohur shqiptare është vënë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për një romancë të mundshme me një djalë misterioz.
Fillimisht u përfol se bëhej fjalë për një figurë të njohur nga Tirana, por postimet e fundit në rrjetet sociale kanë nxjerrë në pah emrin e Erik Fullanit, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Të dy kanë shpërndarë foto nga i njëjti vend buzë detit – me disa minuta diferencë. Rasti nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët janë të bindur se mes Sarës dhe Erikut ka më shumë sesa një rastësi.
Nuk është hera e parë që të dy postojnë nga të njëjtat vende, duke i shtuar edhe më shumë aludimet për një lidhje të re dashurie. Megjithatë, deri tani asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për të konfirmuar apo mohuar zërat.
A është ky fillimi i një romance të re për Sarën? Apo thjesht një rastësi mes miqsh? Rrjetet sociale vazhdojnë të ziejnë nga komentet…
