Një vendim i papritur nga Rogerti ka trazuar totalisht shtëpinë e Big Brother VIP. Pasi fitoi avantazhin në lojë, ai zgjodhi të nxjerrë në nominim dy nga banorët më të dashur për publikun: Mateon dhe Stenaldon.
Ky vendim ka shkaktuar reagime të forta si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj, ku shumë fansa janë shprehur të zhgënjyer dhe të ndarë në dy kampe. Megjithatë, siç duket, loja nuk fal dhe strategjitë po bëhen gjithnjë e më të forta.

Mateo ka qenë një nga protagonistët kryesorë në shtëpi, i përfshirë në shumë situata, debate dhe momente emocionale, përfshirë edhe dinamika dashurie që kanë mbajtur publikun të lidhur pas tij. Nga ana tjetër, Stenaldo ka fituar zemrat e publikut me historinë e tij të jetës, sfidat e mëdha që ka kaluar dhe mënyrën e tij të artikuluar, inteligjente dhe të qetë.
Publiku tashmë është përballë një zgjedhjeje të vështirë: të mbështesë Mateon për karakterin e drejtë dhe prezencën e fortë në lojë, apo Stenaldon për forcën dhe inspirimin që përcjell.
Të martën njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga shtëpia.
Pyetja që mbetet është: kush do ta humbasë këtë përballje të fortë? 🔥
