Wednesday, March 25, 2026
HomeALBRikthim epik në Big Brother VIP! Kristi Lamaj hyn nga muri, banorët...

Rikthim epik në Big Brother VIP! Kristi Lamaj hyn nga muri, banorët nuk i besojn syve ( Video )

Një nga momentet më të forta të spektaklit ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke surprizuar si banorët ashtu edhe publikun.

Gjatë sfidës së vendosur nga Vëllai i Madh – ku banorët nuk duhet të reagonin pavarësisht situatave provokuese – ndodhi e papritura: Kristi Lamaj u rikthye në shtëpi në mënyrën më të pazakontë, duke hyrë nga muri!

Teksa shumica e banorëve përpiqeshin të ruanin qetësinë dhe të mos jepnin asnjë reagim, momenti më epik ishte ai i Malit, i cili nuk arriti të fshehë habinë. Reagimi i tij i papritur “theu” atmosferën e sfidës dhe shkaktoi të qeshura të shumta.

Ky rikthim i Kristit jo vetëm që tronditi shtëpinë, por gjithashtu ndezi menjëherë rrjetin, ku fansat po e konsiderojnë si një nga hyrjet më kreative dhe të papritura të këtij sezoni.

📌 Video e momentit po bën namin në rrjet, ndërsa pritet të shihet si do ndikojë kjo hyrje në dinamikat mes banorëve në vazhdim.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments