Saturday, February 14, 2026
HomeALBReshje të papritura shiu në mesditë – zonat që preken

Reshje të papritura shiu në mesditë – zonat që preken

Për ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira kalimtare që do të jenë më të theksuara në zonat malore.

Gjatë orëve të mesditës, në jugperëndim të vendit priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 17 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të zbresin në rreth 2 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi verindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore do të arrijë deri në 15 m/s.

Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik parashikohet në forcën 2–3 ballë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments