Wednesday, February 11, 2026
HomeALBReshje intensive shiu, paralajmërimi i Shërbimit Meteorologjik: Ja derisa zgjat moti i...

Reshje intensive shiu, paralajmërimi i Shërbimit Meteorologjik: Ja derisa zgjat moti i keq dhe zona më e prekur

Duke nisur nga dita e sotme deri më datë 10 shkurt, në vendin tonë do të ketë reshje intensive shiu.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron se reshjet më të dendura do të bien në Qarkun e Durrësit, duke bërë apel për masa të shtuara për të monitoruar situatën në terren..

Njoftimi:

Bazuar në informacionin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak për periudhën 06.02.2026 – 10.02.2026, parashikohen reshje shiu me intensitet të lartë në territorin e Qarkut Durrës, të cilat mund të shkaktojnë vështirësi dhe problematika.

Nisur nga situatat e mëparshme që reshjet intensive kanë shkaktuar mbi banesat, bizneset, infrastrukturën dhe jetën e përditshme të qytetarëve, është e domosdoshme që të gjitha strukturat përgjegjëse të tregojnë gatishmëri maksimale, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.

Në këtë kuadër, kërkohet marrja e masave parandaluese, monitorimi i vazhdueshëm i situatës në terren, raportimi i menjëhershëm për çdo problematikë që mund të lind si dhe koordinim ndërinstitucional për përballimin e çdo emergjence të mundshme.

Institucioni i Prefektit do të vijojë ndjekjen e situatës dhe do të qëndrojë në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha strukturat përkatëse.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments