Thursday, January 15, 2026
HomeALBRenditja globale e pasaportave 2026: Kush fiton dhe kush mbetet pas, ja...

Renditja globale e pasaportave 2026: Kush fiton dhe kush mbetet pas, ja në çfarë vendi renditet Shqipëria

Në skenën globale të udhëtimeve, vetëm disa pasaporta konsiderohen ndër më të fuqishmet, pasi u ofrojnë mbajtësve të tyre mundësinë për të udhëtuar jashtë vendit me pak ose aspak kufizime, procedura të thjeshtuara dhe pritje më të shkurtra në kufij.

Sipas renditjes më të fundit të “Henley Passport Index”, në krye të listës dominojnë kryesisht vendet aziatike. Vendin e parë e mban Singapori, ndërsa Japonia dhe Koreja e Jugut ndajnë vendin e dytë.

Qytetarët e Singaporit mund të udhëtojnë pa vizë në 192 vende dhe rajone të botës. Pas tyre, Japonia dhe Koreja e Jugut ofrojnë akses të lirë në 188 destinacione.

Në vendin e tretë renditen pesë shtete evropiane: Danimarka, Luksemburgu, Spanja, Suedia dhe Zvicra, pasaportat e të cilave lejojnë udhëtimin pa viza në 186 vende. Ndërkohë, vendi i katërt zëhet nga një tjetër grup vendesh evropiane, përfshirë Austrinë, Belgjikën, Finlandën, Francën, Gjermaninë, Greqinë, Irlandën, Italinë, Holandën dhe Norvegjinë, me akses në 185 destinacione.

Renditja e dhjetë pasaportave më të fuqishme plotësohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat rikthehen në vendin e 10-të me mundësi udhëtimi pa viza në 179 vende, pas daljes nga kjo listë në fund të vitit 2025.

Sa i përket Shqipërisë, ajo renditet në vendin e 43-të, në të njëjtin nivel me Ishullin Palau dhe Mikronezinë. Qytetarët shqiptarë kanë mundësi të udhëtojnë pa viza në 121 vende dhe territore.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments