Ish-banorja e Big Brother VIP, Sara Gjordeni, ka ndarë një reagim të gjatë në rrjetet sociale lidhur me situatën e fundit mes Mateos dhe Brikenës, një nga çiftet më të komentuara të momentit në shtëpi.
Në postimin e saj, Sara thekson se në një marrëdhënie ku ka ndjenja të vërteta, partnerët nuk duhet të luftojnë kundër njëri-tjetrit, sidomos gjatë spektaklit “Prime”. Sipas saj, edhe kur njëri gabon, tjetri shpesh përpiqet ta justifikojë, jo sepse është e drejtë, por sepse lidhja ka rëndësi.
Ajo ngre gjithashtu një debat të fortë mbi mënyrën se si publiku gjykon marrëdhëniet brenda BBVIP, duke vënë në dukje se shpesh vajzat kritikohen më shumë. “Ky s’ka faj, faji është i kësaj”, është një nga frazat që ajo përmend si shembull të perceptimit të zakonshëm.
Në fund, Sara shprehet qartë: për situatën mes Mateos dhe Brikenës nuk duhet kërkuar domosdoshmërisht një fajtor, pasi sipas saj “asnjëri s’ka faj” dhe gjithçka duket si një moment i gabuar për të dy.
