Pas lirimit nga paraburgimi, Gjesti ka reaguar për herë të parë publikisht përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke sqaruar situatën dhe duke ndarë emocionet e tij.
Në reagimin e tij, ai pranon gabimet dhe kërkon falje për shqetësimin e shkaktuar ndaj stafit, duke theksuar se nuk është një person i tillë dhe se ndodhej nën presion të madh psikologjik.
“Dua të pranoj që kam bërë gabim dhe kërkoj falje… më vjen shumë keq dhe jam shumë pishman,” shprehet ai në deklaratë.
Gjesti falënderon gjithashtu familjen, fansat dhe avokatët e tij për mbështetjen gjatë kësaj periudhe të vështirë, duke veçuar ndihmën profesionale që ka marrë.

Por jo vetëm kaq.
Ai zbulon se ka nisur procedura ligjore ndaj kompanisë “Onima”, duke i akuzuar për keqtrajtim ndër vite, borxhe dhe dëme të shkaktuara në karrierën e tij.
“Ka shumë gjëra që ende nuk i dini, por do t’i kuptoni shumë shpejt,” paralajmëron Gjesti.
Në fund, ai shprehet i vendosur për të vazhduar rrugën në muzikë, duke theksuar se askush nuk mund ta ndalë.
“Muzikën s’mundet me ma nal kërkush,” përfundon ai.
