Tuesday, February 10, 2026
HomeALBRast tronditës : Nënë dyshohet se i mori jetën djalit 12-vjeçar

Rast tronditës : Nënë dyshohet se i mori jetën djalit 12-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin Leoben të Austrisë, ku një nënë dyshohet se ka vrarë fëmijën e saj 12-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake të publikuara nga mediat vendase, përfshirë Heute, fëmija është sulmuar me mjet prerës brenda banesës së familjes. Shërbimet e emergjencës janë njoftuar rreth orës 15:00 dhe kanë ndërhyrë menjëherë në një apartament pranë spitalit LKH Leoben.

Në vendngjarje, ekipet e shpëtimit kanë gjetur 12-vjeçarin me plagë të rënda. Pavarësisht ndihmës mjekësore të dhënë, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Sipas gazetës Kleine Zeitung, edhe nëna është gjetur e plagosur dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Hetimet janë marrë në dorë nga Zyra Provinciale e Policisë Kriminale, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe një ekip i posaçëm hetimor. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi rrethanat e ngjarjes apo mbi masat e marra ndaj personave të përfshirë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments