Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot lajmin fantastik lidhur me faktin se marrëveshja e pensioneve me Italinë nis zbatimin nga 1 Qershori 2025.
Rama pohon se ky është një lajm i mirë ndërsa shton se homologia e tij italiane Georgia Meloni e solli dokumentin final ditën e Samitit Evropian në Tiranë.
“Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë”, shkruan Rama.
Marrëveshja për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë do të nisë zbatimin në muajin Qershor të këtij viti dhe nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë.
Leave a Reply