Kryeministri Edi Rama ka vijuar me tone tallëse debatin në Kuvend, në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj akuzave dhe kritikave të opozitës, duke iu referuar rolit të ish-kryeministrit britanik Tony Blair në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë dhe zhvillimeve të fundit politike në vend.
Rama deklaroi se pa Tony Blair nuk do të kishte ndodhur ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, duke akuzuar kundërshtarët politikë për qëndrime të dyfishta ndaj çështjes së Kosovës.
Në mbyllje, Rama u ndal edhe te etiketimet e përdorura nga opozita ndaj tij, duke ironizuar nofkën “Ramaduro”.
“Sa herë më thoni Ramaduro, unë e dëgjoj Rama duro. Hiqeni këtë, se më shtoni durimin”, përfundoi kryeministri.
