Thursday, January 15, 2026
HomeALBRama për Veliajn dhe drejtësinë: “Po del i pafajshëm, kush mban përgjegjësi?”

Rama për Veliajn dhe drejtësinë: “Po del i pafajshëm, kush mban përgjegjësi?”

Kryeministri Edi Rama komentoi situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej afro një viti.

Rama u shpreh se ky është një rast tipik që, sipas tij, tregon problematikat e sistemit të drejtësisë, veçanërisht raportin e lartë mes personave në paraburgim dhe atyre të dënuar. Ai theksoi se edhe sot nuk është ende e qartë se për çfarë vepre konkrete akuzohet Veliaj.

“Është rast tipik i asaj që thashë më parë. I mbyllur në qeli pa gjyq, ndërkohë që kërkimi i provave vazhdon. Unë ende nuk e kam kuptuar se çfarë ka bërë konkretisht. Korrupsion në kuptimin e fjalës nuk kam parë”, deklaroi Rama.

Kryeministri shtoi se paraburgimi duhet të aplikohet vetëm në raste të veprave të rënda ose korrupsionit në flagrancë, ndërsa në rastet e tjera duhet të ketë argumente shumë të forta. Ai e krahasoi situatën me rastin e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tropojës.

“Po nëse del i pafajshëm, kush ia kthen ato vite mbrapsht? Ne kemi një numër shumë të lartë paraburgosurish. Shqipëria ka rreth 94 paraburgosur për 1 mijë banorë, ndërsa Belgjika ka vetëm 10, megjithëse ka më shumë kriminalitet”, tha Rama.

Ai theksoi gjithashtu se arrestimi i një kryebashkiaku, veçanërisht në një qytet si Tirana, krijon vakum institucional. “U bë një vit dhe deri në zgjedhje mbetet edhe një vit e gjysmë. U përpoqëm t’i jepnim Tiranës një kryetar bashkie, por Gjykata Kushtetuese tha se Tirana e ka një kryetar. Në rregull, po ku e ka?”, përfundoi Rama.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments