Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime të reja në përbërjen e Këshillit Drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, pas lëvizjeve të fundit në kabinetin qeveritar.
Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të qeverisë, me propozim të Edi Ramës.
Pas shkarkimit të Belinda Ballukut nga detyra e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, ajo është zëvendësuar edhe nga pozicioni që mbante në Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
Në vend të saj, në pikën 1 të vendimit, është emëruar Albana Koçiu, e cila aktualisht mban postin e zëvendëskryeministres.
Ndryshime janë bërë edhe në pikën 2 të vendimit, ku Ana Kapaj, ish-zëvendësministre e Arsimit, është zëvendësuar me Olta Manjanin, zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.
