Monday, February 16, 2026
HomeALBRama konfirmon udhëtimin në SHBA, mediat greke vendosen në “alarm”!

Rama konfirmon udhëtimin në SHBA, mediat greke vendosen në “alarm”!

Me ftesë të presidentit të Donald Trump, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të udhëtojë javën e ardhshme drejt Washington, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e bëri të ditur vetë Rama gjatë podcastit të tij “Flasim”, ku konfirmoi se më 19 shkurt do të marrë pjesë në takimin inaugurues të “Këshillit të Paqes”. Ai theksoi se Shqipëria do të jetë shtet themelues i këtij bordi dhe se kontributi i vendit nuk do të jetë financiar, por në nivel përfaqësimi dhe dinjiteti ndërkombëtar.

Në deklaratën e tij, Rama iu përgjigj edhe kritikëve që kishin vënë në dyshim ftesën, duke nënvizuar se vizita në Uashington është tashmë e konfirmuar dhe lidhet me themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe nisjen e aktivitetit të tij.

Sipas raportimeve, organi në fjalë, i kryesuar nga Donald Trump, synon të kontribuojë në zgjidhjen e konflikteve të armatosura në nivel global, përfshirë situatën në Rripin e Gazës.

Vizita e Ramës ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. Gazeta greke Protothema i ka kushtuar një artikull të posaçëm këtij zhvillimi, duke theksuar se takimi i 19 shkurtit do të shënojë nisjen zyrtare të aktivitetit të Këshillit.

Ndërkohë, pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar edhe presidenti i Rumania, Nicușor Dan, i cili do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit. Ai e bëri të ditur vendimin përmes një postimi në rrjetin social X, duke theksuar se vendi i tij po shqyrton mundësinë e anëtarësimit në këtë strukturë nën drejtimin e presidentit amerikan.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments