Pas përfundimit të spektaklit më të madh europian të muzikës, Eurovision 2025, televizioni italian RAI ka publikuar përqindjet e televotave për vendet që publiku italian kishte të drejtë të votonte – dhe rezultatet kanë habitur jo pak!
San Marino kryesoi bindshëm si në gjysmëfinalen e parë ashtu edhe në finale, duke u shndërruar në të preferuarin absolut të italianëve me këngën “Tutta l’Italia” nga Gabry Ponte. Por surpriza e madhe erdhi nga Shqipëria, e cila u rendit e dyta në të dyja rastet, duke treguar se kënga e saj ka prekur zemrat e publikut përtej Adriatikut.
Televotimi i publikuar nga RAI:
Gjysmëfinalja e parë (pjesëmarrësit ku votoi publiku italian):
San Marino – 54.65% Shqipëria – 12.43% Estonia – 7.46% Ukraina – 5.46% Suedia – 3.00% (vijojnë shtetet e tjera me përqindje më të ulëta)
Finalja:
San Marino – 34.16% Shqipëria – 16.52% Izraeli – 11.44% Estonia – 6.18% Ukraina – 5.00% (ndërsa pjesa tjetër e shteteve morën përqindje më të vogla, përfshirë Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën)
Ndërkohë, Italia, e përfaqësuar nga Lucio Corsi me këngën “Volevo essere un duro”, përfundoi në vendin e 5-të me 256 pikë. Ajo mori 12 pikë nga gjashtë vende të ndryshme në juritë profesionale dhe 12 pikë nga televotimi i Sllovenisë.
Ky publikim nga RAI tregon edhe një herë ndikimin që kanë televotat kombëtare dhe preferencat kulturore të publikut. Për Shqipërinë, ky është një tregues i qartë se performanca dhe kënga e këtij viti kanë rezonuar fuqishëm me publikun italian – një arritje që vlen të festohet!