Saturday, March 28, 2026
HomeALBQeveria paralajmëron masa pas rritjes së çmimit, ja çfarë pritet të ndodhë...

Qeveria paralajmëron masa pas rritjes së çmimit, ja çfarë pritet të ndodhë me naftën

Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, njoftoi se Bordi i Transparencës do të mblidhet gjatë ditës së sotme për të marrë një vendim në lidhje me çmimet e karburanteve në vend.

Sipas tij, bordi po analizon lëvizjet e fundit të çmimeve në bursë, si dhe rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt edhe në tregun vendas.

Demo theksoi se rritja e çmimeve të karburanteve ndikon edhe në rritjen e çmimeve të produkteve të tjera, për shkak të inflacionit që krijohet, dhe se kjo situatë kërkon kohë për t’u adresuar.

Ai shtoi se qeveria është e gatshme të ndërhyjë me masa të tjera nëse vlerësohet se barra për qytetarët bëhet e rëndë, duke vepruar përmes Bordit të Transparencës dhe institucioneve përkatëse, me qëllim parandalimin e spekulimeve në treg.

Sipas ministrit, vendimi për çmimin e karburanteve pritet të merret dhe të bëhet publik brenda ditës së sotme.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments