Saturday, February 14, 2026
HomeALBQeveria hap thesin? Rama merr vendimin e fundit me miliona euro, perfitojne...

Qeveria hap thesin? Rama merr vendimin e fundit me miliona euro, perfitojne mijera

15 milionë ekstra nga projekt-buxheti i vitit 2026 do të shkojnë për pacientët e Onkologjikut. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama në një video-mesazh në ‘Facebook’.

Duke theksuar rëndësinë e luftimit të kancerit dhe sëmundjeve tumorale, Rama njoftoi dhe hapjen e institutit kombëtar të Tumoreve në Shqipëri.

“Përshëndetje dhe fundjavë të mbarë dhe si fundjavë m’u duk e udhës të ndaj me ju projekt buxhetin 2026 me mbi 1 miliardë eurot e të tij për shëndetësinë dhe mirëqënien sociale, afro 4% e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar.

Dhe pa dashur t’ju lodh me shifra, aq më tepër në një ditë të shtunë, po ndalem tek lufta me kancerin dhe nevoja për barnat e shtrenjta që kërkon kjo luftë. E pra, për herë të parë, hapim një linjë financimi nga buxheti i shtetit vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 milionë euro ekstra në shërbim të pacientëve të onkologjikut.

Lexo gjithashtu: “Ai gjyqtar që dënon nipin tim do përballet me p lumba”, i ndodh e paimagjinueshmja xhaxhait tjeter vetem 5 minuta pas deklarates (VIDEO)
Për herë të parë, shërbimi i rikonstruksionit të gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do të jepet i plotë për të gjitha dhe falas, ndërkohë Ministrja e shëndetësisë, e shpallur së fundi ndër 100 gratë më influente në mjekësinë botërore për çështjen e kancerit do të udhëheqë projektin kombëtar të ngritjes së Institutit Kombëtar të Tumoreve për Shqipërinë, 2030. Një institucion i ri ekselence, i cili do t’i bashkohet rrjetit ndërkombëtar të instituteve që luftojnë me kancerin.

Ndërkohë, 4,600 mjekë, infermierë dhe farmacistë, si dhe 14,200 teknikë dhe laborantë, do të përfitojnë një rritje të re pagash, çka është edhe një mesazh i qartë për gjeneratën e re të bluzave të bardha, se në Shqipëri qëndrohet dhe punohet me dinjitet dhe se Shqipëria 2030 do të bëhet vendi, ku ikja do të jetë thjesht zgjedhje individuale, jo imponim nga pamundësia për të qëndruar dhe punuar këtu.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments