Lëvizje e papritur nga SPAK!
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e drejtuar nga Altin Dumani, ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Gjirokastrës – nën masa të rrepta sigurie dhe në heshtje totale.
Sipas gazetarit Engjëll Serjani për newsbomb.al, një grup prokurorësh së bashku me pjesëtarë të stafit administrativ janë akomoduar në qytetin historik për një qëndrim dyditor.
Burime nga terreni bëjnë me dije se nuk dihet ende zyrtarisht arsyeja e vizitës, çka ka nxitur një sërë spekulimesh për hetime të mundshme në jugun e vendit.
Ajo që dihet me siguri është se mbrëmjen e kaluar, grupi i SPAK ka darkuar në një nga restorantet tradicionale pranë pazarit karakteristik të qytetit, gjithmonë të shoqëruar me forca sigurie të larta dhe protokoll të rreptë.
Ndërkohë, sot pritet të mbahet një mbledhje e mbyllur trajnuese, ku sipas raportimeve, vetë kryeprokurori Altin Dumani pritet të japë porositë e tij për grupin e prokurorëve.
Hetim i mundshëm? Vizitë rutinë? Apo përgatitje për një aksion të madh në jug?
Gjirokastra është në vëmendje – dhe të gjithë po pyesin: çfarë po vjen më pas?