Supermodelet Gigi dhe Bella Hadid kanë zbuluar së fundmi se kanë një motër nga babai – 23-vjeçaren Aydan Nix. Në një deklaratë për Daily Mail, ato konfirmuan se Aydan është vajza e Mohamed Hadid dhe Terri Hatfield Dull, e lindur pas një lidhjeje të shkurtër të babait të tyre pas divorcit nga Yolanda Hadid në vitin 2001.
E rritur në Florida, Aydan ka jetuar pa e ditur lidhjen e saj biologjike me familjen Hadid. E vërteta doli në pah pas një testi gjenetik, të cilin ajo e bëri pas vdekjes së burrit që e kishte rritur si baba.
“Që nga momenti kur u njohëm në fund të vitit 2023, e kemi përqafuar me dashuri dhe kemi kaluar kohë së bashku si familje,” thanë Gigi dhe Bella.
Në përfundim, motrat kërkuan respekt për privatësinë e Aydanit, e cila tani jeton në New York dhe po mëson të integrohet në këtë kapitull të ri të jetës së saj.
