Monday, February 23, 2026
HomeALBPyetje intime në Big Brother VIP Albania – Mateo “ngacmon” Brikenën me...

Pyetje intime në Big Brother VIP Albania – Mateo “ngacmon” Brikenën me një temë delikate

Në një moment që ka ngjallur diskutime brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Mateo është parë i ulur me Brikenën, ku i ka drejtuar një pyetje mjaft personale në lidhje me ciklin menstrual të femrave – që në zhargonin popullor në Shqipëri shpesh i referohemi si “tezet”.

Mateo e ka pyetur Brikenën: “Si të kapin tezet në përgjithësi?” – ndërsa ajo i është përgjigjur shkurt duke thënë se zakonisht me dhimbje. Por ai nuk është ndalur me kaq. Ai ka vijuar me pyetje të tjera, duke shtuar se dëshiron ta kuptojë më shumë këtë pjesë, pasi sipas tij disa vajza i përjetojnë me nervozizëm, dhe ka dashur të dijë si është rasti i Brikenës.

Nga ana tjetër, Brikena është treguar e rezervuar në përgjigje, duke folur shkurt dhe pa hyrë shumë në detaje, ndërsa Mateo ka vazhduar interesimin e tij me disa pyetje radhazi.

Ky moment ka sjellë reagime dhe diskutime, pasi tema u konsiderua mjaft personale dhe delikate për t’u trajtuar në publik.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments