Një tjetër natë e fortë në Big Brother VIP ka sjellë një zhvillim që pak kush e priste. Një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni Artan Kola ka lënë përfundimisht garën .

Gjatë spektaklit, tensioni ishte i lartë dhe nominimet kishin krijuar një situatë të paparashikueshme. Në momentin final, publiku vendosi të largojë një prej figurave më të përfshira në debatet dhe ngjarjet kryesore të javëve të fundit.
Brenda shtëpisë, reagimet nuk munguan. Disa banorë u shfaqën të tronditur nga vendimi, ndërsa të tjerë e konsideruan si një kthesë të fortë të lojës që do të ndikojë në strategjitë e tyre në vazhdim.
Ky eliminim pritet të sjellë përplasje të reja dhe aleanca të papritura, ndërsa gara afrohet gjithnjë e më shumë drejt finales.
