Pse u ndanë Jozi e Loredana, zbulohen detajet e para

Kur jemi tek ndarjet, një e tillë ka ndodhur me të vërtetë.

Bëhet fjalë për Jozin dhe Loredanën që i kanë dhënë fund raportit të përbashkët.

Me shumë gjasë, sipas burimeve të afërta pranë tyre, kjo nuk është një hatërmbetje e momentit.

Arsyet janë të njëjtat me situatat në të cilat e kemi parë çiftin brenda Big Brother-it.

Bëhet fjalë për mospërputhje në mentalitet që ka shkaktuar mospajtime në çift.

Thuhet se Jozi ka pasur diskutimet me Loredanën që e kanë sjellë krisjen në lidhje

Pavarësisht se shumë e lidhën me projektin e fundit muzikor të tij duke e menduar ngjarjen si një sajesë për më shumë zhurmë, e vërteta është se ka një ndarje të tyre.

A besoni që do pajtohen sërish? Koha dëshmon më së miri gjithçka, përfshirë edhe këtë detaj