Thursday, March 12, 2026
HomeALBPS mori në mbrojtje Ballukun/ Salianji: Rama shpalli luftë ndaj SPAK. Nga...

PS mori në mbrojtje Ballukun/ Salianji: Rama shpalli luftë ndaj SPAK. Nga sot fillimi i një …

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji reagoi pas vendimit të mazhorancës për të rrëzuar kërkesën e SPAK, për heqjen e imunitetit dhe autorizimin e arrestimit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, e pandehur për korrupsion me tenderat.

Salianji deklaroi se vendimi i sotëm rrëzon, sipas tij, propagandën për “shkëlqimin” e drejtësisë së re dhe tregon se mazhoranca socialiste po hyn në një përplasje të hapur me institucionet e drejtësisë.

Vendimi i sotëm është qartësisht fillimi i një beteje të re të socialistëve me drejtësinë, një betejë institucionale, publike dhe politike ndaj asaj që me propagandë u quajt ‘drejtësia e re’”, u shpreh Salianji.

Ai shtoi se kryeministri Edi Rama dhe shumica socialiste kanë rrëzuar vetë mitin e drejtësisë së pagabueshme që kishin promovuar ndër vite, duke argumentuar se drejtësia mbështetet vetëm kur përdoret për qëllime politike.

Në përfundim të reagimit, Salianji deklaroi se vendimi i parlamentit shënon, sipas tij, fillimin e një përballjeje të hapur politike mes qeverisë dhe SPAK.

“Nga sot nis epoka e re, Rama në përballje të hapur kundër SPAK dhe drejtësisë!”, thekson Salianji.

Reagimi i Salianjit
Vendimi i sotëm në parlament rrëzoi propagandën për “shkëlqimin” e drejtësisë së re dhe i dha fund një epoke të shkurtër, por të zhurmshme, gati 10-vjeçare, ku u shit iluzioni se një drejtësi e re, e mbështetur politikisht, do t’i jepte fund pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit.
Vendimi i sotëm është qartësisht fillimi i një beteje të re të socialistëve me drejtesinë, një betejë institucionale, publike dhe politike ndaj asaj që me propagandë u quajt “drejtësia e re”.
Sot, Rama dhe socialistët rrëzuan mitin që kishin ngritur prej vitesh për një drejtësi të pagabueshme. Ata provuan se për ta drejtësia është e mirë vetëm kur përdoret politikisht, vetëm kur godet kundërshtarët, vetëm kur burgos ata që denoncojnë.
E vërteta është e thjeshtë: Rama dhe qeveria nuk ka dashur kurrë drejtësi të pavarur dhe te barabartë për të gjithë. Ka dashur një drejtesi për ta pérdorur si mekanizëm mbrojtje ose për ta përdorur me standarde të dyfishta, një instrument presioni dhe propagande, jo një garanci për shtetin e së drejtës.
Nga sot nis epoka e re, Rama në përballje të hapur kundër SPAK dhe drejtësisë!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments