Friday, January 16, 2026
HomeALBProtestë pa parti, pa sponsor, pa kamera… ja çfarë ndodhi në Korçë

Protestë pa parti, pa sponsor, pa kamera… ja çfarë ndodhi në Korçë

Në Korçë është shënuar një zbulim i rrallë: një protestues.

Jo me pankarta. Jo me peticione. Por me një… gur në dorë.

I vetëm. Pa shoqëri. Pa sponsor. Pa hashtag. Pa kamera. Natën.

Goditi një xham të godinës së bashkisë.

Burri, në moshë madhore, nuk i përket asnjë grupimi rebel, nuk ka bërë thirrje për revolucion dhe nuk ka kërcënuar askënd. Thjesht nuk duroi më.

Mediat kombëtare morën videon e publikuar nga vetë protestuesi në TikTok dhe ia përcollën menjëherë për analizë të detajuar institucioneve përkatëse.

Zyrtarisht thuhet se protestuesi është ndaluar nga policia, por burime shumë pranë ngjarjes bëjnë me dije se ai është dërguar për ekzaminim mjekësor jashtë vendit.

Ekspertët kanë vënë re sjellje devijante, pasi konstatuan se i riu:

nuk bënte selfie, nuk punonte si influencer, nuk ishte paguar, dhe, më e çuditshmja, nuk ishte anëtar partie.

Shkencëtarët deklarojnë se do të analizojnë trurin e tij për të kuptuar se çfarë e shtyn një njeri “normal” të reagojë në realitet, në vend që të shkruajë një koment anonim në Facebook apo Instagram.

Analistët e lidhin aktin me temperaturat e larta të ditëve të fundit. Megjithatë, autoritetet ende nuk kanë sqaruar se çfarë do të ndodhë me këtë protestues – një specie e mbijetuar nga koha kur njerëzit mendonin me mendjen e tyre.

Sjellja e tij nuk parashikohet ende në Kodin e ri Penal, por po shqyrtohet futja e një neni të posaçëm:

Neni 1099/1 – Reagimi pa miratim paraprak

Dën

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments