Protesta të mëdha kundër presidentit Trump janë zhvilluar në qytetet me kryesore të SHBA-së, duke shënuar përsëritjen e tretë të tubimeve nën moton “Pa Mbretër” që kanë tërhequr miliona njerëz.
Ata u bashkuan në tubime masive në 50 shtete për të kundërshtuar politikat e imponuara nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke përfshirë luftën në Iran, ligjin e emigracionit, deportimet dhe rritjen e kostos së jetesës.
Minesota zuri vendin kryesor me mijëra njerëz që qëndronin krah për krah dhe kundërshtonin zbatimin agresiv të masave të Trump për imigracionin që më herët kanë shkaktuar edhe vrasjen e dy aktivistëve.
Protestat nuk kaluan pa incidente.
Në Los Angeles, dy persona u arrestuan për sulm ndaj forcave federale të rendit. Oficerët ishin goditur me sende të forta dhe y detyruan të marrin ndihme mjekësore.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë i quajti protestat si Seanca Terapie për Trumpin dhe tha se të vetmit njerëz që interesohen janë gazetarët që paguhen për t’i mbuluar ato.
Ndërkohë shumë shtetas amerikanë jashtë vendit u mblodhën gjithashtu për protesta në qytetet kryesore të Evropes si Parisi, Londra dhe Lisbona
