Saturday, February 14, 2026
HomeALB“Protesta kombëtare e ‘Shqipëria Bëhet’ mbyllet me thirrje të forta”

“Protesta kombëtare e ‘Shqipëria Bëhet’ mbyllet me thirrje të forta”

Ka përfunduar protesta kombëtare e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, e katërta e organizuar nga kjo lëvizje. Qindra qytetarë iu bashkuan demonstratës para Kryeministrisë, duke bërë thirrje për protesta masive kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes.

Protestuesit mbanin pankarta me mesazhe si “Edi Rama o hajdut”, “Ku shkuan miliardat e vjedhura” dhe “Edi Rama je bo bajat”. Në protestë morën pjesë edhe shqiptarë nga Diaspora, të cilët u bashkuan me thirrjet kundër qeverisë.

Gjatë protestës, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, mbajti një fjalim të ashpër drejtuar qytetarëve, ku renditi një sërë skandalesh që sipas tij përfshijnë qeverinë Rama, nga afera e zv.kryeministres Belinda Balluku deri te skandali i AKSHI-t.

Lapaj u shpreh se qeveria duhet të largohet pas aferave të shumta korruptive, duke theksuar se çdo ditë që kalon, sipas tij, forcohet një sistem që dëmton qytetarët dhe shtetin.

“Kjo është një betejë mes një pakice që ka zaptuar zyrat dhe ndan paratë e buxhetit të shtetit dhe qytetarëve të zakonshëm. Mes atyre që pinë një shishe verë 33 mijë lekë dhe atyre që u dridhet dora për të blerë një çokollatë për fëmijët”, deklaroi Lapaj.

Ai shtoi se protesta synon të zgjojë ndërgjegjen qytetare dhe të bashkojë shqiptarët kundër asaj që e cilësoi si padrejtësi sociale, varfëri dhe shpërfillje ndaj pensionistëve dhe të rinjve që detyrohen të largohen nga vendi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments