Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët për protestën e sotme të opozitës.
Në njoftimin e publikuara në faqen zyrtare të ambasadës këshillon qytetarët amerikanë që të shmangin demonstratën e thirrur nga Sali Berisha e cila mund të ketë akte dhune nga militantët demokratë.
Në njoftim, Ambasada e SHBA thekson se edhe pse protestat shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt.
Protesta do të nisë sot në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza, pranë Kryeministrisë.
Policia e Shtetit Shqiptar ka njoftuar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës, ndërsa pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut.
