Sunday, February 22, 2026
HomeALBProtesta e PD/ Gazetari zbulon detajet: Kulmi ishte momenti pranë xhamisë, protestuesit...

Protesta e PD/ Gazetari zbulon detajet: Kulmi ishte momenti pranë xhamisë, protestuesit hynë brenda…

Gazetari Ervin Koçi ka folur në nuje emision televiziv me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar ditën e djeshme nga Partia Demokratike.

Për shkak se protesta solli mjaft tensione dhe kaos në vend, Koçi thekson se pika më kulminante ishte kalimi i protestuesve pranë xhamisë së Namazgjasë, të cilin ai e cilëson një veprim të gabuar për të protestuar ndërkohë që besimtarët faleshin për muajin e Ramazanit.

“Ajo çfarë për mua ishte kulmi i ditës së djeshme ishte tërheqja e protestuesve pranë parlamentit në një kohë kur Shqipëria është një vend me shumicë myslimane. Kemi shumë qytetarë të cilët agjërojnë dhe nuk duhet që protestuesit ti mblidhnin pranë Parlamentit kur ngjitur me të ishte xhamia e Tiranës”, tha gazetari.Koçi shton se brenda xhamisë ka pasur prani të protestuesve, gjë të cilën e quan jo të drejtë për njerëz të cilët në fakt nuk po hynë të kryejnë ritualet e faljes.

“Konsiderohet muaj i shenjtë. Ishin protestuesit e Partisë Demokratike që u futën brenda në xhami ndërkohë që aty po bëhej falja. Nuk ke pse shkon aty nëse nuk do falesh.

Brenda në xhami ndërkohë që disa po faleshin, te holli korridorit ishin protestues që rrinin në këmbë, shikonin dhe iu dukej si diçka interesante e gjitha.

Ambienti i xhamisë u përdor dje nga të gjitha palët në një moment të caktuar, dikush për tu larguar e dikush për të filmuar…”, u shpreh Ervin Koçi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments