Tuesday, March 3, 2026
HomeALBPropozim për martesë brenda shtëpisë! Gimbo i ulet në gjunjë Selinës: “A...

Propozim për martesë brenda shtëpisë! Gimbo i ulet në gjunjë Selinës: “A pranon të bëhesh gruaja ime?”

Selin dhe Gimbo kanë vendosur që emrat e tyre të përfshihen në televotimin që hapet sot për dasmën që pritet të organizohet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Teksa Selin ishte e shtrirë në krevat, Gimbo i afrohet me humor dhe tone romantike: “O nusja jeme ku je? Shpirt, a pranon të bëhesh gruaja ime?”, duke e sfiduar ta marrë seriozisht.

Selin, mes të qeshurave, i përgjigjet se ai po e merr si shaka, por se një vendim i tillë duhet menduar mirë. Megjithatë, Gimbo këmbëngul dhe kërkon ta dëgjojë përgjigjen vetëm prej saj.

Pas disa batutave dhe insistimit të tij, Selin më në fund thotë “Po”, ndërsa Gimbo premton se do ta dojë gjithë jetën dhe madje do t’i bëjë kafen çdo mëngjes.

Biseda mori edhe nota pikante kur Selin rrëfeu se para se të hynte në shtëpi kishte thënë se burri i saj nuk do të ishte as shqiptar, ndërsa Gimbo ia ktheu me humor: “Shqiptar i Kosovës bile. Gruaja e Dj Gimbos.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments