Një gjykatë në Leipzig të Gjermanisë ka shpallur të pafajshëm një shqiptar 52-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e një bashkëkombasi të tij më 13 korrik 2024.
Ngjarja kishte ndodhur rreth mesnatës, përballë një lokali, pas një konflikti mes dy shtetasve shqiptarë. Viktima, një 39-vjeçar, u transportua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë gjatë natës si pasojë e plagëve të marra.
Gjatë procesit gjyqësor, prokuroria kishte kërkuar një dënim prej shtatë vitesh burg, ndërsa gjykata vlerësoi se ngjarja mund të ketë ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes, duke e shpallur të pandehurin të pafajshëm.
Sipas mediave gjermane, 52-vjeçari ka lënë sallën e gjyqit si njeri i lirë dhe pritet të kompensohet për kohën e kaluar në paraburgim.
