Publiku merr vendimin, Kristi rikthehet sërish në shtëpi/ Big Brother dërgon në nominim të gjithë banorët
Pas një televotimi të hapur gjatë Prime-it të sotëm, publiku ka vendosur me 73% të votave qe Kristi të rikthehet në shtëpinë e Big Brother VIP.
Ky ishte një rast i rrallë që produksioni nxjerr shifra për votimet ndaj banorëve të Big Brother.
Banori e la shtëpinë ditën e sotme duke u larguar nga muri, edhe pse disa nga banorët tentuan ta ndalonin, ndërsa për të erdhi një zarf i zi.
Ai ka humbur tashmë të drejtën për të nominuar dhe për t’u zgjedhur lider i shtëpisë. Pas rikthimi të tij, Big Brother vendosi që të dërgoi të gjithë banorët në nominim, ndërsa njëri prej tyre do të lëri shtëpinë të martën.
Më herët, pas bisedës së tij në Prime, Ledion Liço i komunikoi Kristit vendimin që Vëllai i Madh ka marrë për të.
Ai do të shkojë në një nominim ku do të jetë publiku që do të vendosë nëse do të rikthehet sërish në shtëpi ose jo.
Vëllai i Madh gjithashtu i komunikoi se kjo do të jetë mundësia e fundit që i jepet Kristit, pas sjelljeve të tij të përsëritura.
“Patjetër që këto janë gabim. Disa veprime janë gabim. Nuk duhet t’i kisha bërë. Dua të tregoj vetëm atë anë, bardh e zi”, tha Kristi.
