Wednesday, January 14, 2026
HomeALBPrindër, kujdes! Ja si të merrni mbrapsht para nga tatimet në 2026

Prindër, kujdes! Ja si të merrni mbrapsht para nga tatimet në 2026

Rreth 500 mijë fëmijë nën moshën 18 vjeç përfitojnë indirekt nga ndryshimet e reja në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, të cilat hyjnë në fuqi këtë vit. Përveç detyrimit ligjor për të plotësuar Deklaratën Individuale të të Ardhurave (DIVA), prindërit tashmë kanë edhe mundësi konkrete për lehtësira tatimore.

Sipas ligjit të ri, prindërit përfitojnë:

48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme për çdo fëmijë në ngarkim Kompensim deri në 100 mijë lekë për shpenzime arsimore shtesë, nëse plotësohen kushtet përkatëse

Çfarë hapash duhet të ndjekin prindërit për të përfituar?

Individi me të ardhurat më të larta në familje duhet të hyjë në sistemin e e-filing të Drejtorisë së Tatimeve. Nëse nuk është i regjistruar, mund të regjistrohet ose të identifikohet përmes e-Albania.

Pas hyrjes në sistem, në seksionin “Deklarata”, zgjidhet opsioni “Deklaratat e mia / të padorëzuara”. Për individët e vetëpunësuar shfaqet edhe formulari DIVA, ku përfshihen të gjitha detyrimet tatimore dhe seksionet për shpenzimet e zbritshme.

Sipas kontabilistit Armand Hasko:

“Në seksionin ‘Kompensim për fëmijët në ngarkim’ vendoset numri i fëmijëve dhe sistemi automatikisht aplikon zbritjen prej 48 mijë lekësh për një fëmijë, 96 mijë për dy fëmijë apo më shumë për tre fëmijë e sipër. Tatimi rillogaritet automatikisht.”

Përfitimi nga shpenzimet arsimore

Për të përfituar nga kompensimi i shpenzimeve arsimore:

Të ardhurat vjetore duhet të jenë nën 1.2 milionë lekë Duhet të disponohen dokumente justifikuese, si kontrata me institucionin arsimor dhe mandatet e pagesës

“Nëse një prind ka paguar 80 mijë lekë për arsimim, kompensohet e gjithë shuma. Nëse ka paguar mbi 100 mijë lekë, kompensimi maksimal është 100 mijë lekë,” shpjegon Hasko.

Si llogaritet zbritja prej 48 mijë lekësh për fëmijë?

Shembull:

Një qytetar me pagë bruto mujore 80 mijë lekë, përfiton 960 mijë lekë në vit.

Sipas ligjit në fuqi, zbritja bazë vjetore është rreth 360 mijë lekë, duke e çuar bazën e tatueshme në 600 mijë lekë.

Me aplikimin e tatimit prej 13%, tatimi vjetor rezulton 78 mijë lekë.

Nëse ky qytetar ka një fëmijë në ngarkim, nga baza tatimore zbriten edhe 48 mijë lekë, duke e ulur atë në 552 mijë lekë. Tatimi i ri që duhet paguar është 71,760 lekë.

Kjo do të thotë se qytetari ka paguar 6,240 lekë më shumë, shumë e cila përfaqëson përfitimin real nga ky ndryshim ligjor.

Si bëhet rimbursimi i tepricës?

Rimbursimi kryhet duke paraqitur një kërkesë pranë zyrës rajonale tatimore, brenda 3 muajve pas datës 31 mars.

“Nëse DIVA rezulton me tepricë pagese, tatimi nuk paguhet i plotë, pasi zbritet automatikisht përfitimi,” shpjegon kontabilisti.

Sistemi i tatimeve për individët pritet të hapet më 22 janar 2026, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e DIVA-s është 31 mars 2026.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments