Tuesday, April 7, 2026
HomeALBPresidenti i Iranit: ‘Unë dhe 14 milionë qytetarë të gatshëm të sakrifikohen...

Presidenti i Iranit: ‘Unë dhe 14 milionë qytetarë të gatshëm të sakrifikohen për vendin’

Presidenti i Iran, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se miliona qytetarë iranianë janë të gatshëm të sakrifikojnë jetën e tyre në mbrojtje të vendit.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, ai bëri të ditur se mbi 14 milionë iranianë kanë shprehur gatishmërinë për t’u flijuar për Iranin.

“Deri më tani, mbi 14 milionë iranianë trima kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për të sakrifikuar jetën për të mbrojtur vendin. Edhe unë e kam sakrifikuar jetën time për Iranin, e bëj dhe do të vazhdoj ta bëj këtë”, shkroi ai.

Deklarata e presidentit vjen në një moment tensionesh të larta, duke theksuar retorikën e mobilizimit dhe angazhimit qytetar në mbështetje të shtetit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments