Komisioni i vlerësimit të kandidatëve për postin e ri të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pritet të mblidhet ditën e sotme për të vendosur pikëzimin për kandidatët që ditën e djeshme kanë përfunduar intervistat e tyre para anëtarëve të komisionit.
Ditën e djeshme u fol se deri në mbrëmje do të kishte një drejtues, por edhe sot paradite, Akoma nuk ka një mbledhje përfundimtare për të shpallur kandidatin.
Po ashtu, ditën e djeshme kryeministri Rama kishte në takim ministrin e brendshëm dhe drejtorin e komanduar të policisë. Por burimet i thanë Newsbomb.al se në atë takim nuk është folur për kreun e ri të policisë, por është folur vetëm për reformat sidomos në kontrollin ndaj territorit për ndërtimet pa leje, e po ashtu edhe për sezonin turistik që pritet të fillojë shumë shpejt.
Sot do të vendoset se kush do të drejtojë policinë e shtetit, ndërkohë që lista e kandidatëve ka qenë e gjatë.
Gara për kreun e ri të policisë së shtetit ndodhi pas shkarkimit të drejtorit të Përgjithshëm Ilir Proda nga kryeministri Edi Rama pas protestës së dhunshme të PD, që përfundoi në vilën 31 në kryeqytet, me një sulm të papritur dhe pa masa paraprake nga policia, kur në atë vilë ishin duke qëndruar artistë te huaj në kuadër të një projekti. Kaq mjaftoi që kryeministri të vendosë për ndryshimin e kreut të policisë. Edhe emrin e ri që pritet ta nxjerrë komisioni, do ta firmosë kryeministri.
