Tirana është “blinduar”! Kombëtarja serbe ka lënë ambientet e hotelit ku është akomoduar, e shoqëruar nga forca të shumta policore dhe dy autobusë nën mbikëqyrje të rreptë sigurie. Lëvizja e tyre drejt stadiumit “Air Albania” është realizuar nën një operacion të gjerë policor, për të shmangur çdo incident të mundshëm.
Policia “blindon” Tiranën për serbët – ja çfarë ndodhi para stërvitjes!

Burime nga vendngjarja raportojnë se hoteli ishte i rrethuar nga dhjetëra efektivë, ndërkohë që rrugët përreth janë mbajtur të lira për kalimin e eskortës së ekipit serb. Atmosfera e tensionuar dhe prania masive e uniformave blu kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe mediave.
Ekipi serb pritet të zhvillojë stërvitjen zyrtare në “Air Albania”, aty ku më vonë trajneri dhe një nga lojtarët do të dalin në konferencën për shtyp, në prag të përballjes që ka ngjallur interes dhe emocione të forta.