Një postim i fundit në rrjetet sociale ka nxitur diskutime të shumta mes ndjekësve të “Big Brother VIP Kosova”. Sipas një paralajmërimi të publikuar, Limi dyshohet se i ka bërë presion Albën, duke i thënë se nëse nuk fiton lojën, do të përballet me probleme.
Postimi është shoqëruar me mbishkrimin “Me presione”, ndërsa aludohet se Limi dhe Alba mund të kenë rënë dakord jashtë shtëpisë për mënyrën e lojës në BBVK. Këto pretendime kanë ndezur reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit po diskutojnë nëse bëhet fjalë për strategji të koordinuar apo thjesht spekulime.
Deri më tani, asnjë nga personat e përmendur nuk ka reaguar publikisht lidhur me këto akuza, ndërsa situata pritet të marrë vëmendje edhe brenda shtëpisë më të famshme.
