Aktori dhe ish-fituesi i Big Brother VIP Albania, Jul Deda, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas situatave të fundit që kanë ndodhur brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Përmes një postimi në Instagram Story, ai ka komentuar drejtpërdrejt strategjinë e disa banorëve, duke lënë të kuptohet se sipas tij Selina dhe Gimbo po tentojnë të provokojnë Rogerin që situata të dalë jashtë kontrollit.
“Çfarë strategjie ndërkombëtare. Shkojnë në grup dhe duan ta provokojnë tjetrin fizikisht, që medemek të vijë zarfi i zi që të prishet nominimi,” – shkruan Jul Deda në reagimin e tij.
Sipas aktorit, kjo është një taktikë e qëllimshme për të ndryshuar rrjedhën e lojës dhe për të ndikuar në nominimet e javës. Ai madje ngre edhe një pyetje ironike ndaj banorëve: “Kaq frikë e paskeni këtë nominim? Ka pak besim paskeni tek vetja si lojtarë?”


Reagimi i Jul Dedës ka ndezur menjëherë diskutime në rrjet, ku fansat e Big Brother VIP janë ndarë në dy kampe. Disa e mbështesin mendimin e tij dhe besojnë se provokimet janë pjesë e një strategjie të menduar, ndërsa të tjerë mendojnë se situatat në shtëpi janë thjesht pasojë e tensioneve të forta mes banorëve.
Ndërkohë, debatet dhe përplasjet brenda shtëpisë vazhdojnë të mbajnë publikun të mbërthyer pas ekranit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të ndikojë në dinamikën e lojës në ditët në vijim.
