Wednesday, February 11, 2026
HomeALB“Plumbi i artë”/ Porosia 150 mijë euro, Hoxha: Do i vrisnim babain,...

“Plumbi i artë”/ Porosia 150 mijë euro, Hoxha: Do i vrisnim babain, që i biri të shfaqej në varrim

Henrik Hoxha, i pandehur në dosjen “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme, rrëfeu të martën çfarë fshihej pas atentatit të dështuar të biznesmenit Lulëzim Masha, në janar 2022 në Tiranë.

I pandehuri, që gjatë hetimit iu hoq statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, tregoi se shënjestra e vërtetë kishte qenë djali i Mashës. Por, sipas Hoxhës, meqë nuk e gjenin dot djalin e biznesmenit, atëherë planifikuan t’i vrasin të atin për një qëllim edhe më makabër.

Që i biri të shfaqej në ceremoninë mortore dhe të kishin mundësi ta ekzekutonin.

Hoxha rrëfeu se porosinë e kishte marrë nga Nuredin Dumani: “Në fillim diskutuam për 150 mijë euro, tha Hoxha, për vrasjen e djalit. Pastaj për Lulzim Mashën ramë dakord për 100 mijë euro”.

Në përgjigje të pyetjeve të prokurorëve, Hoxha tha se kishte vëzhguar për gati 1 vit lëvizjet e biznesmenit dhe se në fund kishin vendosur që vrasjen ta bënin pranë Liqenit Artificial. Hoxha u shpreh se kishte çuar Skerdi Tasin pranë vendit ku do kalonte biznesmeni dhe vetë ishte larguar.

Më pas, kur ishte takuar me Tasin, kishte mësuar se atij i ishte bllokuar arma dhe se biznesmeni vetëm ishte plagosur.

“Unë një ditë më parë shkreva 1 karikator me atë armën, por atë ditë ngeci”, tha Hoxha, që shtoi se teksa kishte ndodhur ngjarja ai kishte një radio policie në makinë dhe se dëgjonte komunikimet e forcave të rendit.

Hoxha tregoi edhe për planifikimin e një atentati ndaj Oti Kilës në Elbasan, që nuk u realizua, person që sipas Nuredin Dumanit kishte strehuar Talo Çelën. Po ashtu, ai rrëfeu se kishte transportuar Dumanin në Fier, pasi i bënë atentat në aksin Peqin-Elbasan dhe detyrimin e mjekëve për ta kuruar në shtëpi.

“Erdhi policia aty, nuk di se si. Pastaj Nuredini na shiti të gjithëve. Ne kemi vrarë 100 si puna e Nuredinit. Kur e pyeta Nuredinin për ngjarjen, më tha: mua ishin 4 veta, 3 me maska, shoferi pa maskë ishte Talo Çela. Unë nuk e besova, por kështu më tha”, tregoi Hoxha.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments